K.I.D-ALB sh.p.k

Pritje dhe Bashkëpunim: Një Vizitë Profesionale në Kombinatin tonë të Qeramikës

Kishim kënaqësinë të prisnim në ambientet e kombinatit tonë të qeramikës, për një vizitë të detajuar dhe profesionale, një grup specialistësh të materialeve të ndërtimit. Gjatë kësaj vizite, ata u njohën me teknologjinë e fabrikave, cilësinë e produkteve, gamën e tyre, si dhe detajet e rëndësishme që bëjnë produktet e K.I.D-ALB shpk lider në prodhimin e tullave të qeramikës. Të gjithë njëzëri, ata aprovuan parametrat e lartë të konstatuar në analizat që kryejnë në laboratorët e tyre.

Gjithashtu, ishte kënaqësi prezantimi profesional i arritjeve tona në përmirësimin e vazhdueshëm të parametrave, si në aspektin cilësor ashtu edhe atë sasior. Specialistët shprehën një interes të veçantë edhe për alternativat e reja cilësore që propozon K.I.D-ALB shpk për projektuesit e ndërtesave.

Diskutimet konstruktive lanë të hapur ideën e organizimit të seminareve me specialistët e fushës së ndërtimit për të u njohur me mundësitë e mëdha që ofron K.I.D-ALB shpk në zgjidhjet teknike të konstruksionit të ndërtesave.

Kontakt

Scroll to Top