K.I.D-ALB sh.p.k

Rreth Nesh

Pranë jush që nga 2005, K.I.D. – ALB sh.p.k. është sinonim për Integritet, Inovacion, Besueshmëri dhe Siguri në tregun vendas por edhe atë të huaj.

home
kid-alb

Profili

K.I.D. – ALB sh.p.k. ka hyrë në treg me produktet e saj të para në shtator 2008, duke u bërë menjëherë faktor në tregun vendas. Duke siguruar gjithnjë cilësi të produkteve të saj dhe pasurim të gamës së produkteve të ofruara bëri që shumë shpejt të ishte lider në treg dhe krijoi supremaci ndaj kompanive të tjera.
K.I.D. – ALB sh.p.k. në 2021 sjell produktet me inovatore dhe rezistente, tullat dekorative të cilat që në fillesat e veta rezultuan me nivelin më të lart të cilësisë, përsa i përket qëndrueshmërisë si në parametrat termo dhe audio izoluese të godinave.
Kompania është e certifikuar me:

Një nga asetet e kësaj kompanie është niveli i kualifikuar dhe përvoja e gjatë e stafit të saj. Përvoja e gjatë dhe puna e palodheshme e mbi 100 bashkëpunëtorëve të profileve të ndryshme si, inxhinierë, teknikë dhe specialistë të cilët punojnë për realizimin e prodhimit, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të kompanisë.Duke ruajtur standardin më të lartë.

Teknologjia e përdorur

Fabrika përdor teknologjinë më të fundit moderne, plotësisht të automatizuar dhe të monitoruar 24/7, duke siguruar gjithmonë ruajtjen e standardit më të lartë I cili është misioni ynë.
“K.I.D-ALB” sh.pk prodhon mbi 30 lloje tullash standard.
Fabrika jonë prezantohet me një gamë të gjerë produktesh cilësore tullash qeramike në tregun vendas dhe të hua, duke ofruar të gjithë segmentin e nevojshëm për ndërtimin e godinave sin ë aspektin ndërtimor, ndarës dhe estetik.
Ne prodhojmë mbi 30 lloje të tullave standarde dhe shumë versione të tyre sipas kërkesave specifike të klientëve të veçantë, duke përmbushur nevojat e tregut vendas por edhe të rajonit të Ballkanit, si në Republikën e Kosovës, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut si edhe ne Itali.

Misioni Ynë

Të sigurojmë prodhimin e produktit më cilësor, me kosto efektive për klientët tanë. Të mbështesim klientët tanë në realizimin e projekteve të tyre të ëndërrave, duke iu ofruar atyre jo vetëm atë c’ka është në treg por duke paraprirë gjithmonë ato që mund të jenë kërkesat e tregut.

Vlerat Tona

Vlera kryesore e liderëve tanë është korrektësia në ndërtimin e mardhënieve të ndërsjellta, pasioni që ata kanë për zhvillimin e produkteve të reja me cilësi të lartë në mënyrë që t’ju përgjigjen kërkesave të klientëve tanë si dhe zhvillimi I vazhduar profesiona/teknologjik.
kid-alb

Sektorët tanë

prodhimi

Prodhimi

Sektori ynë i prodhimit është i fokusuar në sigurimin e cilësisë së produktve dhe në gjetjen e alternativave të reja që plotësojnë kërkesat gjithnjë në rritje të tregut vendas dhe të huaj.

marketing

Shitjet & Marketing

Sektori i shitjeve dhe marketingut i përgjigjet nevoja të tregut në kohë reale, duke qënë në dispozicion 24/7, duke procesuar kërkesat e klientëve në kohë rekord.

logjistika

Logjistika

Sektori ynë i logjistikës realizon kërkesat tuaj në bazë të një planifikimi paraprak duke koordiunar cdo detaj së bashku me partnerët tanë. Ne japim suport për bashkëpunëtorët tanë në procedurat doganore të eksportit.

Scroll to Top